NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup vazhdon me vendosjen e koshave të rinj të përcaktuar për hedhjen e mbetjeve të imëta. Gjatë ditës së sotme, kosha të rinj u vendosën në qendrën për sport dhe rekreacion ,, Matkë” dhe në tërë territorin e komunës së Sarajit, duke filluar nga rruga kryesore ,,Marshall Tito”, parku, sheshi, si dhe në rrethinën e afërt të kopshtit për fëmijë, Sh.F.K ,,Dituria” dhe Sh.M.Q.Sh ,,Saraj”.
Këta 950 kosha të rinj për hedhjen e mbetjeve të imëta i siguroi Qyteti i Shkupit. Janë bërë nga materiali elastik dhe janë të mbrojtur nga mundësia për mbushje të parregullt me qese për mbetje komunale, si dhe nga shkapërderdhja e mbetjes nga ana kafshëve.
Në etapa vendosen në të gjitha komunat e qytetit, ndërsa NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup tashmë i ka vendosur në Çarshinë e Vjetër të Shkupi dhe zonën qendrore të qytetit./derveni.info


