More

    Vdekjet e fëmijëve! Klinika e Fëmijëve nuk i ka paguar dënimet – Inspektorati inicon padi!

    Në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup, gjatë perudhës tetor 2024 – janar 2025 janë kryer 8 mbikqyrje të jashtëzakonshe inspektuese dhe gjatë këtyre inspektimeve disa herë janë dhënë vendime për masa veprimi – thotë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Inspektoratit Sanitar Shtetëror, Kiril Lazov. Me ndryshimet e reja ligjore, Inspektorati Sanitar bëhet e varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe pikërisht institucionet që janë nën kompetenca e saj do të kontrollohen nga kjo ministri.

     

    Drejtori i Klinikës për Fëmijë në Shkup dhe Klinika nuk I kanë paguar dy gjobat pas inspektimeve të jashtëzakonshme për shkak të vdekjes së fëmijëve. Gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, Drejtori i Inspektoratit Sanitar Shtetëror, Kiril Lazov, ka deklaruar se paratë e dënimeve për veprime të jashtëligjshme, do t`i kërkojë përmes gjykatës.

     

    KIRIL LAZOV – INSPEKTORATI SANITAR SHTETËROR

     

    “Në 3 mbikqyrje inspektuese janë dhënë vendime me masa për vënien e dokumentacionit, planit dhe programit për diagnostikë dhe trajtim të mjekimit të pacientëve. Kishim vërejtje në pjesën e organizimit dhe punës së specializantëve dhe mosdhënien e arsyetimit me shkrim nga institucioni për mospranimin e pacientëve të sëmurë që janë pranuar si raste urgjente kurse nuk janë hospitalizuar.”

     

    Por, sipas drejtorit të Inspektoratit shtetëror, në 4 mbikqyrje inspektuese është dorëzuar kërkesa deri tek Ministri për Shëndetësi për mbikqyrje të jashtëzakonshme derisa në dy mbikqyrje është inicuar procedura për urdhërpagesë për kundërvajtje për klinikën dhe personin përgjegjës.

     

    KIRIL LAZOV – INSPEKTORATI SANITAR SHTETËROR

     

    “Në rastin e parë, është për shkak të lëshimeve në rregullativën ligjore dhe pjesën e punës së mjekëve specializantë ku është shqiptuar gjoba prej 5.200 eurove – 4.000 euro për Klinikën dhe 1.200 për personin përgjegjës. Rasti i dytë për mospranim në spital pas kontrollit urgjent dhe mosdhënien e rasportit me shkrim se përse është pamundësuar hospitalizimi. Gjoba është 500 deri 10.000 euro për Klinikën dhe 250 deri 500 euro për personin përgjegjës. Në të dy rastet nuk është zbatuar procedura dhe kemi parashtruar kërkesë në gjykatë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.”

     

    Në katër muajt e fundit, në institucionet shëndetësore, ndërruan jetë 7 fëmijë. Rasti I fundit ishte me fëmiun 4-vjecar në Strugë.

     

    Sipas Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor Sanitar, ky inspektorat s`ka ingerenca për ta vlerësuar profesionalizmin dhe punën e ekipeve mjekësore, por vetëm përcjellin informacionet deri te Ministri I Shëndetësisë për të formuar mbikqyrje inspektuese.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...