Vazhdon ndalesa për qarkullim në rrugën Makedonski Brod – Shkup për shkak të zjarrit në Jasen

Për shkak të zjarrit në Parkun nacional Jasen, vazhdon ndalesa për komuniakcion në rrugën rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup. Rruga është e mbyllur për çfarëdo lloj automjetesh, kumtuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

 

 

 

Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa për shkak të pushimeve verore,vërehet frekuencë të shtuar e automjeteve, në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë për hyrje dhe dalje nga shteti.

 

LAMM përkujton se deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. Terminet janë si në vijim: e premte 17:00 – 22:00, e shtunë 09:00 – 18:00 dhe e diel 09:00 – 22:00.

 

Në ditët me temperatura ekstreme të larta, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

 

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, kultura drithërash dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugë shtetërore.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Artikuj të ngjashëm