Trump jep dritë jeshile – 500% tarifë doganore për këdo që blen naftë ruse

Administrata e presidentit Donald Trump do të mbështesë një ligj që do të vendosë tarifa doganore deri në 500% për vendet që importojnë naftë dhe gaz rus.

 

Grand Kozmetik

Qëllimi është të ndërpritet një nga burimet kryesore të financimit për luftën e gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, thanë të premten një grup senatorësh amerikanë, transmeton Pa Censurë.

 

Ligji, i propozuar vitin e kaluar nga senatori Lindsey Graham, tashmë ka marrë mbështetjen e më shumë se 80 senatorëve, por është bllokuar në Kongres për muaj të tërë, sepse presidenti Trump ka qenë vazhdimisht duke u përpjekur të negociojë për t’i dhënë fund luftës katër-vjeçare.

 

„Me krenari shpallim se kemi arritur një marrëveshje me administratën e Trump për të vazhduar me miratimin e ligjit tonë të përditësuar për sanksione kundër Rusisë“, thanë senatorët Jean Shaheen, Richard Blumenthal, Roger Wicker dhe Lindsey Graham në një deklaratë të përbashkët, raporton Pa Censurë.

 

„Jemi shumë të kënaqur me këtë përparim të rëndësishëm dhe me padurim presim të paraqesim së shpejti versionin përfundimtar të ligjit“, shtuan senatorët. „Ndërsa Rusia po eskalon vrasjet e civilëve, është me rëndësi kyçe që pushteti legjislativ dhe ekzekutiv të punojnë së bashku për të krijuar mekanizma që do t’u imponojnë një çmim të lartë atyre që blejnë naftë dhe gaz natyror rus, të cilët financojnë makinën luftarake të Putinit.“

 

Ende nuk dihet se çfarë ndryshimesh kanë rënë dakord ligjvënësit dhe administrata e Trump për të lejuar që ligji të vazhdojë.

 

Graham, i cili u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev më herët të premten, tha se „kurrë nuk ka qenë më optimist“ në lidhje me mundësinë e ndërprerjes së konfliktit.

 

„Kurrë nuk kam qenë më optimist se sot që kemi një formulë për t’i dhënë fund kësaj lufte: t’i ndihmojmë Ukrainën të bëhet më e aftë për luftë, t’u bëjmë të qartë atyre që mbështesin Rusinë se do të ketë një çmim që do ta paguajnë nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që nuk ka si qëllim të poshtërojë Putinin, por ta ndalë luftën që Ukraina të mund të mbijetojë dhe të përparojë“, tha Graham, sipas mediave ukrainase.

 

Marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë për tekstin e ligjit për sanksione „do të thotë se ai do të bëhet ligj“, tha Graham.

 

Senatori gjithashtu theksoi se ligji synon të inkurajojë vendet që kërkojnë burime alternative të energjisë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm