E enjte, 10 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Mashtrime me “kredi të shpejta”, MPB me kallëzime penale për 43 persona

Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion pranë SPB Shkup sot ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër 43 personave, të cilët...
HomeLAJMEDËRVENITreni kalon pa sinjalistikë dhe pa traun mbrojtës, vazhdon të rrezikojë banorët...

Treni kalon pa sinjalistikë dhe pa traun mbrojtës, vazhdon të rrezikojë banorët e fshatrave të Sarajit (VIDEO)

Pa sinjalistikë, pa ndriçim adekuat e pa traun mbrojtës vazhdon edhe sot të rrezikohen banorët nga kalimi i një Lokomotive në orët e mëngjesit.

Kështu kalon treni përmes rrugës para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, që për çdo ditë kalojnë në këtë pjesë të rrugës që lidh fshatrat e Sarajit me Gjorçe Petrovin. Ky problem shqetëson prej kohësh banorët e kësaj ane, ndërsa në videon e siguruar nga Klan Maqedoni vërehet qartë situata reale në vendin e përmendur.

Edhe mbrëmë ndriçimi shumë i dobët në njërën pjesë të rrugës e bën gati të pamundur ta shohësh trenin që kalon përmes, ndërsa jorrallëherë kjo ka qënë shkak edhe për aksidente me pasoja të rënda./KlanMacedonia/