Tre vjet nga vërshimet tragjike në Hasanbeg të Shkupit

Para tre vjetësh, gjegjësisht më gjashtë gusht të vitit 2016 në lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën gati se gjithçka. Si pasoj e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve e lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale.

Mbi 5000 familje pësuan dëme të mëdha ndërsa mbi 600 hektarë tokë bujqësore u shkatërrua tërësisht. Asnjëri nga institucionet nuk morri përgjegjësi që për vite me radhë ka pasur lëshime të dukshme infrastrukturore dhe mungesë e investimeve në infrastrukturë, por tragjedinë e banorëve të prekur e konstatuan si fatkeqësi natyrore.

Edhe pas tre viteve, shumë banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Disa prej shtëpive të cilat gati u rrënuan nga vërshimet, tani janë rindërtuar. Disa prej banorëve i kanë ngritur shtëpitë me ndihmat e familjarëve e disa të tjerë përmes kredive bankare. Por nga shteti, asnjëri nuk ka arritur të krijojë kushtet elementare për jetë.

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm