Dy fëmijë të moshës tre dhe një vjeçare humbën jetën tragjikisht nga një zjarr që shpërtheu sot në një shtëpi në Shuto Orizari. Zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë edhe disa nga shtëpitë përreth.
Katër prej tyre u kapluan nga zjarri.
Sipas Ministrisë së Brendshme zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Brsjacka Buna” pas së cilës u përhap në tre shtëpi të tjera.
Shtëpia u dogj plotësisht dhe në vendi te ngjarjes janë dërguar edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.
Zjarri u raportua në orën 13:25 dhe në vendnagje kanë intervenuar 15 zjarrfikës me disa automjete.
Ekipet e zjarrfiksave dhe ekipet e policisë janë në vendngjarje. /Derveni.info

