E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

TOUR DE ZHEDEN 2018 67km rreth e përqark Malit Zheden

SHM Gryka e Dervenit me suskses realizoi qarkun e Zhedenit duke pedaluar plotë 67 km me biçikleta.

Në mot të bukur, dhe shoqëri e mirë 4 antarë të shoqatës realizuan këtë pedalim të bukur, duke e ecur Grykën e Dervenit nga të gjitha anët.

Marshuta filloi nga Ura e f. Bojanë, përmes rrugës së vjetër rajonale deri në Zhelinë, pastaj morrëm krahun e djathtë drejtë Jegunovcës duke kaluar fshatrat Siriqinë, Shemshovë, Prelibishtë, Jegunovcë për vazhduar drejtë fshatrave shqiptare si Nerasht, Orashë, Dvorcë deri në Radushë ku u gostit nga vendasit me kafe të mirë në kafenenë e parë në hyrje.

Vazhduan elsepditën drejtë fshatrave të Dervenit me një pushim të vogël e Uji i Thartë i Radushës ku edhe bëm pushimin e drekës.

Më pas duke kaluar fshatin Rashçe të cilat përbënin 10 km e fundit të kësaj eksepdite por edhe më të rëndat për arsye të terrenit kodrinorë.

Përmes lidhjes së fshatrave Kopanicë dhe Bojanë përfunduan këtë marshutë me gjithsej 7 orë kohëzgjatje. Gjatë rrugës vështirësi të vogla u paraqitën, si shpuarje gomash të cilat me lehtësim i  tejkaluan falë pajisjeve adekuate.

Katër bjeshkatarë të SHM Gryka e Dervenit, sot në rolin e çiklistave, u ndalën para dyerve të ndotësit të dikurshëm, më të madh të rajonit të Pollogut, Jugohrom.

“Kjo mbeti i DIKURSHËM, falë ish ministrit të atëhershëm Dervenas, të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z.Bashkim Ameti, i cili mori guximin që ta mbyllë përjetësisht këtë helmues të shqiptarëve të Tetovës dhe më gjërë.
Bashkimi është bashkëthemelues i shoqatës tonë malore, fakt që na bën shumë krenarë.
Të faleminderit Bashkim!” u shpreh njëri nga bjeshkatarët e SHM “Gryka e Dervenit”

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads