More

    “Thanë hiqni shporetin, vini inverterë, e tash s’kemi rrymë”, ankohet banori i Vizbegut

    “Na motivuan që të heqim shporetat e të marrim inverterë, ndërsa tash nuk kemi rrymë”, është ankesa e një banori të Vizbegut, i cili na tregoi se çështja e rrymës gjatë dimrit është problem i madh në këtë lagje të Shkupit. Ai në një komunikim me redaksinë e TV21 rrëfeu se kanë fëmijë të vegjël, por nuk kanë se me çfarë të mbajnë ngrohtë shtëpinë, ndonëse rrymën e paguajnë rregullisht.

     

    “Në dimër rryma ndalet nga 10-12 orë. Për momentin kemi vetëm një fazë, ndonjë ditë nuk ka aspak. Faturat i paguajnë rregullisht. Orëmatësit i kanë nxjerrë jashtë shtëpive. Nuk ka lidhje ilegale, por lagjja është rritur dhe rrjeti ngarkohet. Jemi paraqitur në EVN, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë gjë”, na tha Ramadan Beqa, banori i rrugës “Afrim Zhitia” në Vizbeg.

     

     

    TV21 konfirmoi edhe nga një banor tjetër se në Vibeg për momentin vetëm në një fazë ka rrymë.

     

    Kërkuam qëndrim nga elektroshpërndarësi EVN Maqedoni. Ende po presim përgjigje.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...