Sot protestojnë studentët shqiptarët, provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Studentët do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nisma organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”. Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje artistëve, sportistëve dhe figurave të tjera publike që të ju bashkëngjiten.

 

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, ejani të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve”, thonë studentët shqiptarë

 

-Studentët kanë nevojë për mbështetjen tuaj

 

-Protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe

 

-Ejani të protestojmë së bashku

 

Protesta e nesërme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyra nga ana e ministrit të Drejtësisë. Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ai theksoi se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm