Si ti dalloni simptomat e “Nilit Perëndimor”, si të mbroheni dhe kush rrezikohet më shumë?

Në disa komuna të Shkupit është shpallur epidemi e etheve të Nil-it Perëndimor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 18 gusht janë regjistruar 38 raste, nga të cilat 37 në rajonin e Shkupit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vërejtur rritje të rasteve edhe në vende të tjera të Evropës si Greqia, Rumania dhe Spanja, përcjell Pa Cebsurë.

 

Grand Kozmetik

Rreth 70-80% e të infektuarve nuk kanë asnjë simptomë dhe mund të mos e dinë se e kanë virusin. 99% e rasteve kalojnë me simptoma të lehta ose pa simptoma, prandaj nuk duhet të shkaktojë panik.

 

Si përhapet:

Virusi përcillet nga mushkonjat e infektuara (kryesisht në sezonin e mushkonjave, korrik–shtator). Mushkonjat infektohen nga shpendët. Nuk përcillet nga personi në person, transmeton Pa Censurë.

 

Simptomat e lehta:

– Ethe

– Dhimbje koke

– Lodhje

– Dhimbje trupi

– Nauze ose të vjella

Në raste më të rralla: skuqje ose gjëndra limfatike të ënjtura.

 

Simptomat e rënda (më të rralla):

– Ethe e lartë

– Ngurtësi e qafës

– Çorientim

– Dridhje

– Dobësi e muskujve

– Paralizë

– Koma

 

Nëse shfaqet ndonjë simptomë e rëndë, duhet të shkohet menjëherë te mjeku. Trajtimi është mbështetës (pushim, lëngje, ilaçe kundër dhimbjes); rastet e rënda mund të kërkojnë hospitalizim.

 

Kush është në rrezik më të madh për simptoma të rënda:

– Personat mbi 65 vjeç

– Ata me sëmundje kronike (kancer, diabet, hipertension)

– Ata me imunitet të dobët (sëmundje autoimune, terapi kanceri etj.)

 

Si të mbroheni:

– Veshje të lehta që mbulojnë trupin

– Shmangni qëndrimin jashtë në mbrëmje (kur mushkonjat janë më aktive)

– Rrjetë në dritare dhe dyer

– Spraj dhe mjete kundër mushkonjave

– Fjetje në dhomë me kondicioner nëse është e mundur

– Hiqni ujin e ndenjur nga tarraca/oborri (vendet ku mbarohen mushkonjat).

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm