SI TA KUPTONI NËSE KENI KORONAVIRUS?

Një virus – më parë i panjohur për shkencën – po shkakton sëmundje të rëndë të mushkërive në Kinë dhe gjithashtu është zbuluar në vende të tjera.

Të paktën 81 persona dihet se kanë vdekur nga virusi, i cili u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar.

Tashmë janë mijëra raste të konfirmuara dhe ekspertët presin që numri i tyre të rritet.

Sa të rënda janë simptomat?

Gjithçka duket se fillon me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë dhe më pas, pas një jave, çon në gulçim dhe disa pacientë kanë nevojë për trajtim në spital.

Rreth një në katër raste mendohet se janë të rënda.

Vetë familja koronavirus mund të shkaktojë simptoma që variojnë nga një ftohje e butë deri në vdekje.

Koronavirusi i ri që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz është infektiv në periudhën e tij të inkubacionit – para shfaqjes së simptomave – duke e bërë atë më të vështirë për të mos u përhapur.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po konsideron shpalljen e një emergjence ndërkombëtare të shëndetit publik – siç bëri me gripin e derrit dhe virusin Ebola.

/Derveni.info

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Artikuj të ngjashëm