Shtyhet nënshkrimi i koalicionit LVV-LDK, palët s’u pajtuan për disa pika

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur që të zyrtarizojnë bashkëqeverisjen këtë të hënë.

Takimi, në të cilin pritej nënshkrimi i marrëveshjes, është ndërprerë rreth gjysmë orë pasi filloi, për, siç u tha, një pauzë të shkurtër, raporton KTV.

Për të vazhduar takimin, në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës, u kthyen pas 30 minutash, kryetarët e dy partive, LVV dhe LDK.

Megjithatë, takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, zgjati vetëm 15 minuta.

Ishte Kurti ai i cili i pari u largua nga takimi, sepse tha se kanë çështje, për të cilat nuk u pajtuan.

Pas kryetarit të Vetëvendosjes, Mustafa tha se do vazhdojnë punën për arritjen e një marrëveshjeje, duke mos treguar se për çfarë nuk janë pajtuar.

Për takimin e së hënës ishte paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion, përkatësisht për ndarjen e ministrive, për të cilat deri tani palët janë pajtuar vetëm që të jenë 12 gjithsej.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm