More

    Shtohen rastet me viruse stomaku/ Më të prekur fëmijët, mjekët apelojnë për kujdes

    Është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të viruseve të stomakut, ku më të prekur janë fëmijët. Dhumbje barku, diarre, të vjella madje edhe temperaturë janë simptomat treguese që jeni infektuar nga ky virus. Mjekët amë apelojnë që qytetarët të tregojnë kujdes me ushqimin që konsumojnë, por në raste infektimi duhet të konsumohen supa dhe çaj si mënyrë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbajtur organizmin të hidratuar.

    “Simptomet e para për dhimjet në stomak që kanë pacientët, kanë edhe një ndjenjë si për vjellje dhe si rrjedhoj një temperature subsebrile e mshefët në 24 orët e para. Nëse paraqiten disa simptoma, mjeku amë rekomandjonë që të pijnë lëngje më tepër dhe supat, dhe cajat për heqjen e dhimbjes, si caj nane, kamomile” – tha Mjekje e përgjithshme, Sefjan Ferati-Belqishta.

    Në raste kur simptomat komplikohen, si për shembull nëse përjetoni pesë episode të diarresë dhe pesë vjellje, kjo mund të tregojë për një gjendje të ndryshme nga infeksioni viral,

    “Për këta simptome duhet gjithmonë konsultim me mjekun amë, nëse komplikohet në këtë rast, psh, nëse kemi pesë diarea dhe pesë vjellje don të thotë behët fjalë për një symptom tjetër, nuk është virusal por është një bakterje e cila vjen prej ndonjë ushqimi që hajmë nëpër restorane apo ndonjë ushqimi I ndejtur një dit para që ka qenë në shtëpi. Tani duhet ushqimet e freskëta të pregaditen dhe të hajnë pacientët” – thotë mjekja e përgjithshme, Sefjan Ferati-Belqishta.

    Njoftimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë mbështet masat preventive për të luftuar përhapjen e virusit të stomakut, duke theksuar rëndësinë e higjienës personale dhe pastrimit të mjedisit.

    “- Për mbrojtjen dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje rekomandohet shmangia e kontaktit me të sëmurë, ruajtja e higjienës personale, larja rregullisht e duarve, larja e mirë e frutave dhe perimeve para konsumimit, pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve dhe veçanërisht lodrave për fëmijë” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ndryshe virusi i stomakut është një sëmundje e shkaktuar nga lloje të ndryshme të enteroviruseve. Kjo sëmundje zakonisht shfaqet te popullata e re, gjatë gjithë vitit, e sidomos në fillim të pranverës dhe verës. /tvklan.mk/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë...

    Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja

    Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale, transmeton TV21. Nga atje thonë se...

    “Tetova me 1.3 milionë euro, Maksim rusi me 4 milionë euro” – Bekteshi reagon për financimin e projekteve komunale

    Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për...

    Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur në katin e 16

    Ky është momenti dramatik kur një grua qëndron e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të,...