Një person pyeti drejtorin e shtëpisë së të moshuarve se çfarë dokumentesh kërkohen për të vendosur babain e tij në shtëpinë e të moshuarve?
Drejtori i tha:
Është e nevojshme të sigurohen dokumentet e mëposhtme:
1- Një foto e babait tuaj duke drejtuar nënën tuaj në spital kur keni lindur.
2- Një foto e babait tuaj duke ju kremtuar datëlindjen tuaj me gjithë gëzim dhe lumturi.
3- Një foto e babait tuaj që kthehet i lodhur nga puna për t’ju siguruar jetesën juve dhe vëllezërve e motrave tua.
4- Një foto e babait tuaj duke ju transportuar me vrap në spital në mes të natës dhe në të ftohtë të ashpër për shkak të temperaturës tuaj të lartë.
5- Një foto pasi ju sjell në shtëpi, ulur në dysheme pranë shtratit tuaj dhe çdo moment ju vendos dorën në ballë për të kontrolluar temperaturën tuaj.
6-Një foto e babait tuaj një muaj para Bajramit dhe ai po mendon se si t’ju blejë rrobat e Bajramit në mënyrë që të shohë gëzimin në sytë tuaj ndërsa ju përqafoni rrobat dhe flini në to.
7-Një foto sekrete e babait tuaj duke fshirë lotët e tij që përziheshin me djersën para se të hynte në shtëpi nga frika se mos e vinte re dikush.
8-Një foto e tij duke marrë para borxh për të paguar tarifat e studimit, ose për t’ju blerë një telefon me të cilin mund të komunikoni me miqtë dhe të dashurit tuaj.
9-Fotoja e fundit është ku ai përpiqet të siguruar para për t’ju bërë dasmën e për të bërë të lumtur si bashkëshort dhe që ju të bëheni baba si ai.
Atëherë drejtori i tha:
A nuk i ke lexuar fjalët e Zotit të Madhëruar:
Nëse prindërit e arrijnë pleqërinë me ty.
Thuaj: “Zoti im, mëshiroji ata ashtu siç më edukuan mua kur isha i vogël”.
“O Zot, udhëzoje rininë tonë në rrugën e drejtë!🤲
(e huazuar)