More

    Vizbeg: Banorët bashkë me fëmijët në protesta! Kërkojnë hapjen e shkollës

    Banorët e Vizbegut të shoqëruar nga shumë fëmijë të kësaj lagjeje që protestonin me pankarat ne duar kërkuan hapjen e shkollës.

    Tashmë tre javë shkolla akoma nuk ka nisur me procesin mësimor pavarësisht regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe transferimit të nxënësve tjerë nga shkollat ku kanë mësuar deri më tani.

    Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tri komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra.

    Protestues:

    “Prej kohesh ne kemi pritur hapjen e shkolles se re e cila eshte perfunduar dhe eshte e gatshme plotesisht per perdorim megjithate dyert e saj sic po e shihni vazhdojne te qendrojne te mbyllura duke detyruar me qindra femije te bredhin nga nje shkolle ne tjeter ne lagjet e tjera te shkupit kjo eshte nje neglizhence e patolerueshme dhe ne e shohim si nje perpjeke per te margjinaluzar shqiptaret ne Vizbeg tek sa shkolla eshte gati femijet tone perballen me mungese ndricimi ne rruge mungese sinjalizmi dhe kushte te papershtatshme Komuna dhe  Ministria e Arsimit dhe Shkences po heshtin perballe kesaj situate duke i lene femijet tane ne nje situate te pasigurt dhe te pa logjikshme”.

    Banor: “U bene çe 25 vite femije jone jane pa shkolle po ma e tmershmja eshte tashti per femijet tone se dokumentat i kan hjek prej shkollave tjera i kan pru ketu, jane regjistru ketu tashti femija ne na kan met pa shkolle ku ka ma keq se me cu per nje prind  a thu ato qe i kina dhene vote edhe perpara edhe permas si jane ne ato fotele e me i thene femija i atij pse ti babe nuk me cone ne shkolle  a ka ma tmerr per kete popull per kete shekull XXI”. 

    Banor: Femija kane mbetur qe një muaj pa shkollë   po ndoshta edhe nje muaj tjeter po mbesin pa shkolle une nuk e di kush do ti arsyetoje keta femije ose cka do te bejne ne te ardhmen”.

    Nderkaq, kryetari i Komunes se Butelit Darko Kostovski ka njoftuar se gjate dites se sotme eshte shpallur thirrje publike per pranimin e arsimtareve ne shkollen e Vizbegut. /tvklan.mk

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...

    Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

    Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e...

    Sërish takim Toshkovski-Daçiq, i pari i policisë serbe sot në Kumanovë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të...