E premte, 25 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Shtetet evropiane mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës

Vendet kryesore të BE-së kanë deklaruar se mbështesin një plan të vendeve arabe për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga territori.

 

Plani, i hartuar nga Egjipti dhe i miratuar nga udhëheqësit arabë, është hedhur poshtë nga Izraeli dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili paraqiti vizionin e tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.

 

Por, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë e mbështetën planin, i cili kërkon që Gaza të rindërtohet për pesë vjet.

Në një deklaratë, ata thanë se propozimi premton “përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës” për popullin e Gazës.

Bëhet e ditur se plani kërkon që Gaza të qeveriset përkohësisht nga një komitet ekspertësh të pavarur dhe që paqeruajtësit ndërkombëtarë të vendosen në territor, shkruan BBC.

 

Komiteti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e përkohshëm të çështjeve të Gazës nën mbikëqyrjen e Autoritetit Palestinez.

 

Ai u mirëprit nga Autoriteti Palestinez dhe Hamasi pasi u prezantua nga Egjipti në një samit urgjent të Ligës Arabe të martën.

 

Raportohet se deklarata e lëshuar nga katër vendet evropiane tha se ata ishin “të përkushtuar për të punuar me nismën arabe” dhe ata vlerësuan “sinjalin e rëndësishëm” që shtetet arabe kishin dërguar duke e zhvilluar atë.

 

Deklarata thoshte se Hamasi “nuk duhet të qeverisë më Gazën dhe as të jetë kërcënim për Izraelin” dhe se të katër vendet “mbështesin rolin qendror për Autoritetin Palestinez dhe zbatimin e agjendës së tij të reformave”.

 

Propozimi u hartua mes shqetësimeve në rritje se marrëveshja e brishtë e armëpushimit të Gazës mund të shembet pasi faza e parë gjashtëjavore skadoi më 1 mars.

 

Ndryshe, Izraeli ka bllokuar ndihmat që të hyjnë në territor për t’i bërë presion Hamasit që të pranojë një propozim të ri të SHBA-së për një zgjatje të përkohshme të armëpushimit, gjatë të cilit do të liroheshin më shumë pengje të mbajtura në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë.

 

Hamasi ka këmbëngulur se faza e dytë duhet të fillojë siç është rënë dakord, duke çuar në përfundimin e luftës dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads