Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë muajve të dimrit, pasi siç edhe shkruhet në artikull, Shqipëria është perlë e fshehur e Evropës e cila krenohet jo vetëm me plazhe të bukura, por dhe me male mbresëlënëse.
Destinacioni më popullor në Shqipëri është Tirana, kryeqyteti i cili njihet për restorantet dhe baret e shumta
Nëse keni nevojë për më shumë bindëse, Albania Tour Guides sugjeron se vendi nuk është i shtrenjtë për t’u vizituar në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.
Shqipëria është perlë e fshehur e Evropës e cila krenohet me plazhe të bukura dhe male mbresëlënëse. Shqipëria ka plazhe të arta dhe Saranda është një qytet i mirë për t’u vizituar për shkak të afërsisë me Ksamilin, një nga plazhet më të mira të rajonit.
Ndërkohë, mali i Dajtit është një vend i mrekullueshëm për adhuruesit e natyrës i cili ndodhet pak jashtë Tiranës. Ju mund të udhëtoni me një buxhet të lirë dhe të shijoni diellin shumë të nevojshëm.