Tiranë, 17 dhjetor – Zyra e Kryeministrisë së Shqipërisë ka njoftuar se në takimin e nismës së ashtuquajtur “mini-Schengen” ftesë për të përfaqësuar Kosovën i është dërguar presidentit Hashim Thaçi për shkak se në këtë vend “ende nuk është formuar qeveria e re”.
Njoftimi vjen pas komenteve të kryeministrit kosovar në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili më herët deklaroi se Kosova nuk është ftuar nga Shqipëria për të marrë pjesë në takim.

