Shqipëri, për 20 ditë hyjnë 1 milion turistë të huaj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë se në njëzetë ditët e para të këtij gushti, kanë hyrë në vend 1 milion turistë të huaj ose 16,5 % më shumë se sa i gjithë gushti i kaluar.

“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në 20 ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milion turistë të huaj ose 16,5 % më shumë se sa i gjithë gushti i kaluar”, tha Rama.

Sipas tij, rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar se Shqipëria do ta kthejë këtë sektor të rëndësishëm në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe për zhvillimin ekonomik e social.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm