Qendra e parë Ekspozuese për energji elektrike – Matka fitoi shpërblimin e parë nacional për praktikat më të mira të përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve maqedonase për vitin 2017, të cilin e ndajnë trupi Koordinues për përgjegjësi shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë. Çmimi u dha në kategorinë e „investimi në komunitet“ si një projekt me efektet më të mëdha në vitin 2017.
Që nga hapja në muajin maj të këtij viti dhe deri tani, Qendra Ekspozuese Matka është vizituar nga më shumë se 4000 persona nga vizitorë grupor dhe vizitorë turistik.
“EVN Maqedoni shumë sinqerisht dhe me entuziazëm të madh punon për të gjithë projektet. Është nder për mua që jemi pjesë e këtij procesi tashmë 10 vite, që nga vetë fillimi. Jemi kompani e cila shërben dy milionë qytetarë, kemi 2000 punonjës dhe bashkëpunojmë me mbi 2000 kompani. Kjo na imponon detyrimin që përgjegjësia shoqërore të jetë pjesë e pandashme e strategjisë së kompanisë. Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë me angazhim edhe më të madh ndaj këtij plani “, tha Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN për Maqedoni.
Përveç shpërblimit të parë, EVN Maqedoni fitoi edhe mirënjohje jubilare për praktika të vazhdueshme të suksesshme për përgjegjësi shoqërore në 10 vitet e fundit. EVN Maqedoni fitoi edhe mirënjohje për projektet „Matematika Energjetike – gjenerata e re“ dhe projekti „ Menaxhim me mbeturinat elektronike“.