
Në oborrin e shkollës fillore të fshatit Gërçec (Saraj, Shkup) është ngritur busti i veprimtarit Halil Latifi, i vrarë në vitin 1993 në kuadër të Aferës së Armëve të viteve 1992-1993.
Me këtë rast, është mbajtur një akademi përkujtimore në nder të Halil Latifit dhe është promovuar libri i autorit Xhelal Jakupi “Halil Latifi, një jetë për Atdhe (1947-1993)”.
Në promovim, në të cilin kanë folur recensenti dhe autori, kanë marrë pjesë përfaqësues të jetës shoqërore-politike nga Komuna e Sarajit, nga Shkupi etj.
Edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë se si u vra Halil Latifi nga forcat policore dhe kush e dekonspiroi grupin e patriotëve që vepronin në atë kohë për çështjen shqiptare në ilegalitet.
/derveni.info

