Ministria e Mbrojtjes ka publikuar Shpallje Publike për pranimin e 125 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e republikës së Maqedonisë së Veriut.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të rinj dhe të motivuar të shtetit tonë, të cilët i plotësojnë kushtet e parashikuara në Shpalljen Publike, të paraqiten dhe të bëhen pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë Armatë edhe e NATO-s. Profesioni ushtarak ofron mundësi të shkëlqyeshme për avancim dhe zhvillim personal nën karrierë”, thuhet në komunikatën.
Detaje më të hollësishme në lidhje me Shpalljen Publike mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes www.mod.gov.mk.
Afati për konkurrim është 15 ditë.

