More

    ShMQSh “SARAJ” – Shkup shënon dy vjetorin e themelimit të saj si institucion arsimor në Komunën e Sarajit

    ShMQSH “SARAJ” – Shkup shënon dy vjetorin e themelimit të saj si institucion arsimor në Komunën e Sarajit.

    Në prag të themelimit të dy vjetorit më saktësisht me datë 18/02/2016 u bë themelimi i këtij institucioni arsimorë, stafi i profesorëve në bashkëpunim me nxënësit e kësaj shkolle në shenjë rrespekti do të realizojnë aktivitet të brendshëm kushtuar kësaj date të rëndësishme.

    Ëndra e shumpritur e banorëve të komunës së Sarajit tashmë është realitet. Viti 2016/17 ishte nismë e këtij misioni, i cili u realizua me shumë sukses. Për suksesin e këtij viti shkollor tregon rezultati i 400 nxënësve të rregullt; 250 nxënës për arsimim të rritur dhe 30 nxënës me korrespodencë të cilët vazhdojnë dhe mësojnë në këtë shkollë me suksese të dalluara si dhe përkrahja maksimale nga mësimdhënësit e parë të kësaj shkolle. Momentalisht shkolla numëron 12 paralele të viteve të para dhe të dyta në dy drejtime gjimnazor dhe atë ekonomik. Shkolla jonë gjithashtu vazhdon me rritëm maksimal për të kultivuar një arsim sa më cilësorë, bashkë kohorë, evropian si dhe me standarde moderne dhe me një staf profesional.

    Misioni i kësaj shkolle është të edukojmë nxënësit në një atmosferë pozitive dhe sipas standardeve bashkëkohore evropiane, ku ata mund të zbulojnë, hulumtojnl dhe vlersojnë të qenit unik, ku mund të tregojnë potencialin e tyre në mënyrë sa më efikase,

    Ne synojmë të realizojmë këtë mision duke edukuar fëmijën lidhur me nevojat e tij intelektuale, morale, emocionale, fizike, sociale dhe shpirtërore.

    Vizioni i shkollës është që të kontribuoj për të mirën e shoqërisë sonë, për formimin cilësorë të gjeneratave të reja.

    “Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij – morali i përgjithshëm”

    Me rrespekt Drejtori i parë i kësaj shkolle Mr.Bedri Gjureci.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...