Shkrimtarja gjendet e vdekur në pyll, arrestohet i shoqi si i dyshuari kryesor

Shkrimtarja Lindsay de Feliz ishte shpallur e zhdukur dhe u gjet më vonë e varrosur në një pyll. Gruan e kishin mbytur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Republikën Dominikane, ku autoritetet kanë vënë në pranga bashkëshortin e gruas, Danilo dhe thjeshtrin e saj, Dani Alberto Feliz Martinez.
Zbulimi i trupit u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Një prej librave të shkruar nga Lindsay de Feliz, ‘What About Your Saucepans’ është ndër më të shiturit në Amazon. The Sun shkruan se gruaja kishte hedhur pas krahëve një martesë dhe kishte braktisur një jete të mirë, me fitime te medha e pushimet luksoze për të ndjekur ëndrrën e saj të zhytjes dhe për të qëndruar në ishullin plot diell.  Trupi i Lindsay u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm