More

    Shkoi në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë

    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit kanë hapur një morg të improvizuar në Valencia për të vendosur trupat e viktimave, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Në Valencia, rajonin lindor të Spanjës që është goditur më së rëndi nga vërshimet, afër 500 ushtarë janë dislokuar për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për të ndihmuar të mbijetuarit.

    Zyrtarët spanjollë thanë se numri i viktimave me gjasë do të rritet. Vërshimet, që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut, janë fatkeqësia më e rëndë në historinë moderne të Spanjës dhe më vdekjeprurëset në Evropë që nga vitet ’70.

    Ekipet e shpëtimit po punojnë po ashtu për të pastruar rrugët dhe për të gjetur më shumë njerëz që besohet se janë të bllokuar në zonat e përmbytura.

    “Ne po tentojmë që të largojmë veturat për të parë nëse ka më shumë viktima”, tha një nga pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit gjatë një prononcimi për televizionin publik spanjoll.

    Për shkak të fatkeqësisë natyrore, rreth 75.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe zjarrfikësit po marrin karburante nga makinat e braktisura të banorëve që janë evakuuar për të mbushur gjeneratorët, në mënyrë që të mund të vazhdojnë të operojnë në zonat e vërshuara.

    Reshjet e shiut nisën të martën mbrëma dhe shkaktuan shkatërrimin e rrugëve, të linjave hekurudhore dhe urave, teksa lumenjtë dolën nga shtretërit e tyre.

    Përderisa niveli i ujit është ulur në shumicën e pjesëve të Valencias, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur të shkojnë në disa zona, për shkak të rrugëve të bllokuara.

    Numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë është më i larti në Evropë që nga viti 1970, kur në Rumani kishin vdekur 209 persona.

    Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

    Meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, që rrit avullimin e ujit, luan rol kyç që shirat të bëhen më të rrëmbyeshëm.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës...

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...