More

    Shkencëtarët thonë se gripi do shkaktojë një pandemi të re, OBSH në alarm nga H5N1

    H5N1 është patogjeni i gripit që ka më shumë gjasa të shkaktojë një pandemi të re në të ardhmen e afërt, sipas shkencëtarëve kryesorë.Një sondazh ndërkombëtar, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, do të zbulojë se 57 për qind e epidemiologëve besojnë se lloji i virusit të gripit do të jetë shkaku i shpërthimit të ardhshëm global të sëmundjes infektive vdekjeprurëse, raporton “Guardian”.

    “Gripi ndodh çdo dimër. Ne mund t’i përshkruajmë këto epidemi si pandemi të vogla. Ato janë pak a shumë të kontrolluara sepse shtamet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë mjaft virulente, por kjo nuk do të jetë domosdoshmërish rasti përgjithmonë”, paralajmëroi John Salmanton-Garcia, një shkencëtar nga Universiteti i Këlnit.

    Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit, i cili po shkakton miliona raste të gripit të shpendëve në mbarë botën, kujton “Guardian”.

    Kjo epidemi ka nisur në vitin 2020 dhe ka çuar në ngordhjen ose vrasjen e dhjetëra milionë shpendëve, ka shkatërruar gjithashtu miliona shpendë të egër dhe së fundmi ky lloj është shfaqur edhe te gjitarët, të cilët mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin e njeriut./euronews/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

     Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare,...

    Shkup: Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

    MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. “Me datë 15.05.2024 rreth...

    Blerand Ramadani zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i ASh-së

    Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët...