Sheshi i Dëshmorëve në Haraçinë, Beqiri fton qytetarët të japin propozime

Komuna e Haraçinës pritet së shpejti të bëhet me një hapësirë të re publike, pasi kryetari i saj, Daut Beqiri, ka njoftuar për projektin e ndërtimit të “Sheshit të Dëshmorëve”.

Sipas njoftimit, projekti synon jo vetëm krijimin e një sheshi përkujtimor, por edhe përmirësimin e qarkullimit të komunikacionit në këtë zonë, e cila aktualisht përballet me vështirësi për shkak të parkimit të veturave. Me realizimin e këtij investimi, pritet që hapësira të bëhet më funksionale dhe më e organizuar për qytetarët.

Projekti përfshin vendosjen e një monumenti me simbolikë të shqiponjës, si dhe një pllakë përkujtimore kushtuar Komandant Telit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke i dhënë kështu dimension historik dhe përkujtimor këtij zhvillimi urban.

Para marrjes së vendimit përfundimtar, kryetari Beqiri ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në proces. Ai ka ftuar banorët që të ndajnë opinionet dhe sugjerimet e tyre, qoftë përmes komenteve publike, qoftë duke marrë pjesë në panelin e diskutimit.

Debati publik do të mbahet të premten, më 8 maj, në ora 14:00, në sallën e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës.

“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë”, thuhet në thirrjen drejtuar qytetarëve.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Shtrenjtohet dukshëm nafta, lirohet benzina

Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë...

Artikuj të ngjashëm