Urime Dita e Alfabetit si dhe katër vjetori i themelimit të Sh.M.Q.Sh “Saraj”-Shkup.
Është një ditë dhe një datë e veçantë për gjithë shqiptarët në botë Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, është një prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptarë por edhe më specifike për Sh.M.Q.Sh “Saraj”- Shkup.
Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Saraj” ka shënuar përvjetorin e katërt të shkollës njëkohsisht edhe kremtimin e festës së 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit.
Me këtë rast Drejtori i shkollës theksoi “Jam i lumtur dhe njëkosisht i nderuar që jam mikpritës i kësaj mbrëmje madhështore, kur shënojmë 111 vjetorin e Kongresit të Manasirit dhe patronatin e katërt të shkollës sonë, të gjithë ju që me ardhjen tuaj e keni rritur vlerën dhe rëndësinë e këtij evenimenti dhe keni shfaqur respekt për shkollën tonë”.
“Çdo gjë që thuhet në gjuhën Shqipe të shkruhet”
Zoti le të bekon këtë ditë të shkronjave Shqipe .
Urime Festat !

