
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nëpërmjet një shkrimi autorial në “New Europe”, ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka folur poashtu edhe pë rastin “Zhvatja”, që sipas tij ka kthyer drejtësinë në pikën zero.
Sela thekson se kjo ngjarje nuk ka qenë e befasishme.
Kreu i ASH me këtë rast kërkon një mision ndërkombëtar për të përfunduar çkapjen e shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Zijadin Sela nga Bashkimi Evropian kërkon masa të forta për të vendosur shtetin ligjor në Maqedoninë e Veriut.

