
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për çfarë, në Ohër ka realizuar takim me presidentin e Stevo Pendarovski, ndërkaq pritet të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Tuiter”, ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Nikolla Dimitrov ka deklaruar se, vizita e Pompeos është duke e formuar ardhmërinë si partnerë të NATO-s.
“Sot, ne jemi duke formuar ardhmërinë sonë si partnerë strategjik të NATO-s”, tha Dimitrov.

