Avokati Altin Goxhaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin nën pritshmëritë në zgjedhjet e 11 Majit. Në një deklaratë publike, Goxhaj tha se megjithëse zgjedhjet u zhvilluan “nën pengmarrjen e Shtetit-Parti të Rilindjes”, rezultati nuk përmbushi objektivat e vendosur nga partia.
“Pavarësisht manipulimeve të dokumentuara në procesin zgjedhor dhe vjedhjes së votave në Komisionet e Numërimit, marr përsipër përgjegjësinë e plotë për dështimin në arritjen e objektivit prej 10 mijë votash në Qarkun e Tiranës,” u shpreh Goxhaj. Deri më tani, partia ka marrë 1,734 vota, ndërsa ende nuk janl numëruar votat e diasporës dhe 10 kuti në Tiranë.