More

    “Rroba e orë të falsifikuara, para e cigare”, Drejtoria e Doganave parandaloi disa tentativa për kontrabandë

    Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë ditëve të fundit janë parandaluar disa tentativa për tregti të paligjshme dhe kontrabandë, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se është parandaluar kontrabanda e produkteve të falsifikuara nga firma të njohura të modës, ku në disa kontrolle u sekuestruan gjithsej 10.618 copë të produkteve, mes të cilave rroba dhe çanta Louis Vuitton, Armani, Gucci dhe orë Rolex. Ndërsa janë sekuestruar edhe cigare dhe para.

    “Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar 37.200 cigare ose 186 paketa cigare në katër pika. Të pyetur se nga janë blerë cigaret, personat kanë deklaruar se i kanë blerë në free shop. Me këtë është penguar tentimi për vënien në qarkullim të mallit për të cilin është shmangur pagesë e taksës së importit në vlerë prej 319.177 denarëve. Parandalim për tentativë eksporti ilegal të një sasie më të madhe të parave, ose saktësisht 18.450 euro dhe shtatë mijë dollarë shtesë, të cilën një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i nxjerrë jashtë shtetit pa e denoncuar përmes pikës kufitare Tabanoc. Sipas ligjit, personit që mbante gjithsej 20.450 euro dhe shtatë mijë dollarë i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i janë konfiskuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave./tv21.tv

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ageler: Ministri Limani mund t’ju tregoj pse i është refuzuar viza, ne u shpjegojmë gjithçka aplikantëve

    Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, është pyetur sot lidhur me refuzimin e vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin...

    Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

    Në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt panel diskutim në temë “Metodologjia e zgjerimit: Shkëmbim i qëndrimeve për konceptin...

    Sot mbyllet zyrtarisht Tiktok-u në Shqipëri

    Sot, në Shqipëri do të mbyllet zyrtarisht rrjeti social “TikTok”, një nga platformat më të përdorura dhe të përhapura...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri...