Rriten pagat e punonjësve shkencorë nga shtatë institucione

Për 25 për qind do të rriten pagat e punonjësve shkencorë nga shtatë institucione në vend, ndërsa për punonjësit e atjeshëm është tejkaluar problemi me përqindjen për punën e kaluar dhe ata gjithashtu kanë rritje të pagave prej pesë për qind. Rritja e përgjithshme e të punësuarve në këto institucione shkencore, numri i të cilëve arrin rreth 250, është diçka mbi 40 për qind.

“E rregulluam fillimisht padrejtësinë e punës së kaluar, ajo është 10-12 për qind që ata i kanë humbur. Ajo është e drejta e tyre, nëse jo në gjykatë do të marrin dhe do të duhet shteti me shpenzime të përmbaruesve t’i paguajë ato. Ne i rregulluam, ato pesë për qind, këto 12 dhe në pagat e përgjithshme kemi 25 për qind rritje”, deklaroi sot Zaev, i cili pati fjalim në hapjen e seminarit ndërkombëtar për konferencën ndërkombëtare “Tjetri në kulturën ballkanike” në Institutin për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup.

Pagat e punonjësve shkencorë tani, siç shtoi, janë diçka më të larta se ato në rajon. Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me grevën e paralajmëruar të SASHK-ut, tha se është lehtë të organizohet grevë, por se beson se do të gjindet zgjidhje. Do të bëjmë gjithçka, shtoi ai, për të arritur marrëveshje me SASHK-un.

Në shtet, shtoi kryeministri, ka para kur nuk shpenzohen në punë jo produktive, duke theksuar se në Qeveri punohet në Buxhetin e ri për vitin e ardhshëm.

 

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm