Rrëzohet aeroplani në Austri, të paktën katër të vdekur

Një aeroplan i vogël që u nis nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Bavari u rrëzua në Pinzgau në Austri.

Sipas raporteve fillestare, katër persona në bord të aeroplanit vdiqën.

Zjarrfikësit njoftojnë se aeroplani u rrëzua në një terren të vështirë për t’u aksesuar pranë Gerlosstrasse B165, një rrugë rurale që fillon në Oberpinzgau dhe të çon në Zillertal në Tirolin e Veriut.

Shërbimet e emergjencës luftuan nëpër terren të ashpër për të kërkuar të mbijetuar, shkruan euronews.

Mbetjet dhe pylli përreth ishin përfshirë tashmë nga flakët.

Zjarri është shuar që atëherë, por ende nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

Ndryshe, autoritetet vunë re se aeroplani u zhduk papritur nga sistemet e trafikut ajror pasi radari i tij u fik.

Ka pasur një problem dhe hetimet për rrëzimin janë ende duke vazhduar.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm