More

    Rinia e Radushës, ndihma në para dhe pako ushqimore për 30 familje

    Rinia e fshatit Radushë ka realizuar një aktivitet të madh duke ndihmuar familjet në nevojë dhe jetimë në këtë fshat. Kjo ndihmesë është bërë falë tre donatorëve të cilët ishin shkaku kryesor i këtij aktiviteti siç thonë “të bereqetshëm (dy nga fshati Radushë, e tjetri nga qyteti i Tetovës).

    “Njëri bashkëfshatarë e ndihmoi aksionin me 1000 euro, tjetri bashkëfshatarë me 100 euro, dhe vëllai nga Tetova me 50 euro. Për faktin se donatorët nuk deshën që të publikohet emri i tyre, andaj nuk i shënuam emrat e tyre. Në këtë rast, neve dërguam të holla nga 100 euro dy familjeve dhe dy familjeve të tjera, njërës 50 euro njashtu të holla, kurse tjetrës mundësi për të blerë ushqim në shumën prej 50 eurove. Këto familje ishin të përzgjedhura personalisht nga njëri donator, andaj dhe u bë shpërndarja në këtë mënyrë, kurse 30 familjeve të tjera, të përzgjedhura nga ne si shpërndarës i’u dërguam ushqime të nevojshme dhe bazike”, theksohet në postimin e rinistëve të Radushës, njofton Medial.mk.

    “Allahu në Kur’anin Famëmadh thotë: ‘Ata të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.” ÇAli Imran: 134}. S’ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.” ÇNeml: 73} Punën esenciale e bënë bamirësit dhe për ta bëjmë lutje që Zoti i Madhërishëm të i’u jep shëndet dhe bereqet në jetë, t’ua shton të mirat dhe t’i ruaj nga çdo e keqe në këtë botë dhe botën tjetër, kurse neve si shpërndarës nuk na mbetet diç tjetër përpos që t’i falënderojmë këta donatorë për besimin që na dhanë neve për t’u bërë pjesë e shpërblimeve nga Zoti Fuqiplotë. Përfund do t’a përmbyllnim me një parullë: ‘Të bëjmë mirë, të bëjmë mirë dhe vetëm të bëjmë mirë. Fytyra e skamnorit është pranë buzëqeshjes, andaj bëhu dhe t’i pjesë e asaj buzëqeshje. Së fundmi: buzëqeshja e tyre, lumturia jonë’”, theksohet në postim.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    RMV: Këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar

    Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti,...

    NQP: Transporti publik nesër sipas orarit javor, teleferiku i Vodnos nuk do të funksionojë

    Ndërmarrja publike e transportit Shkup njoftoi se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor, ndërsa teleferiku Vodno...

    Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës...

    Policia ndalon dy persona në Tetovë, u kapën duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

    Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke...