E shtunë, 24 Maj, 2025
10.8 C
Skopje

Rasti ‘Onkologjia’ Shkup: Prokuroria kërkoi paraburgim për dy ish-drejtorët, Vasev dhe Nuhi

Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e ngritura në rastin “Onkologjia”, dje i dorëzoi Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehur – drejtorin mjekësor dhe organizativ të ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, transmeton Portalb.mk.

 

“Të pandehurit akuzohen për krime të shumta që mbartin dënime të larta me burg, dhe pasojat e krimeve të kryera përfshijnë shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme pasurore në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat mund të ndikojnë në motivin e të pandehurve për t’u arratisur.

 

Gjatë fazës së hetimit, për këta individë ishin në fuqi masat paraprake, por me ngritjen e aktakuzës, u rrit niveli i dyshimit për të pandehurit, si dhe siguria e përgjegjësisë penale dhe sanksionimi për veprimet e tyre të paligjshme”, thonë nga Prokuroria.

 

Për shkak të rrezikut të arratisjes si pasojë e natyrës dhe rëndësisë së krimeve për të cilat janë akuzuar, për tre mjekë onkologë të akuzuar janë propozuar masa paraprake sekuestrimi i përkohshëm i një dokumenti udhëtimi ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, ose ndalimi i lëshimit të tij.

 

Sipas prokurorisë, masa të tilla janë të nevojshme për zhvillimin e qetë të procedurës penale.

 

Prokuroria Publike zbuloi dje në një konferencë për shtyp informacione tronditëse në lidhje me hetimin e rastit “Onkologjia”. Drejtori mjekësor akuzohet për blerje të paligjshme të ilaçeve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, dhe katër onkologë, përfshirë ish-drejtorin e Onkologjisë, janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve.

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

Bekim Rexhepi: Bashkimi Demokratik për Integrim: Dalzotës i pushtetit dhe mbrojtës i interesit kolektiv

Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads