Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Shkup ku humbën jetën dy persona – motori doli nga rruga dhe u përplas në një shtyllë betoni

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin mes bulevardit “Nikolla Karev” dhe bulevardit “8 Shtatori” në Shkup, ka marrë jetën e dy personave – drejtuesit të motorit dhe pasagjeres së tij.

 

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, një motor me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (47) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

 

“Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi dhe pasagjerja e tij A.N. (32), të dy nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tyre,” kanë deklaruar nga MPB.

 

Ekspertiza në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe një prokuror publik. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Artikuj të ngjashëm