Ramadani dhe Vejseli në terren: Idetë për Sarajin bashkë me rininë


Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli, u takua sot me të rinjtë e kësaj ane.

Ramadani theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjeneratës së re në proceset vendimmarrëse, duke premtuar se çdo propozim dhe ide e tyre do të jetë pjesë e plan-programit të AKI-së për periudhën 2025-2029.

“Sot e pamë Sarajin ndryshe, plot energji, plot ide, plot jetë!

Bashkë me kryetarin aktual Iljas Veseli, u takuam me rininë që nuk e sheh politikën si fjalë, por si mundësi për të avancuar realitetin e përditshëm.

Çdo propozim, çdo ide dhe çdo ëndërr e tyre do të bëhet pjesë e plan-programit tonë 2025-2029. Sepse e ardhmja ndërtohet vetëm kur politika u jep vend atyre që do ta jetojnë nesër.

Ky është Saraji ynë, me rini që guxon, që mendon dhe që kërkon të jetë pjesë e çdo vendimi!”, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook Blerant Ramadani./derveni.mk

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm