E martë, 6 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Qoku: VLEN-i ka 9 deputetë, janë të mirëseardhur deputetët e ASH-së që duan ta vazhdojnë betejën

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku thotë se si parti kanë 9 deputetë në Kuvend. Në prononcim për TV21, Qoku tha se janë të mirëseardhur të gjithë ata deputetë që duan ta vazhdojnë betejën që VLEN e nisi si koalicion.

“Ky subjekt politik, aktualisht tani i ka 9 deputetë, por natyrisht që mendohet se mund të vijnë edhe deputetë të tjerë, të gjithë ata deputetë janë të mirëseardhur, që janë rreshtuar për ndryshime në skenën politike shqiptare, për përmirësim të gjendjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. A jeni në komunikim me ndonjërin nga 5 deputetët e grupit parlamentar të ASH-së dhe a pretendoni që ndonjëri prej tyre t’ju bashkohet? Ne vazhdojmë të kemi raporte shumë të mira me…të mira të themi kështu me deputetët e ASH-së, sepse kemi qenë brenda një grupi kemi bërë betejën bashkë me ata deputetë deri tani në Parlament, por edhe më përpara. Pra jemi të një, pra deputetët në vetvete janë të një mendimi që të mbesin si anti-korrupsion, anti-krim, anti-lista të zeza, dhe janë të mirëseardhur ata deputetë ta vazhdojnë këtë betejë”, tha Qoku.

Më të lexuara

Policia zbardh vrasjen në Shkup

Policia e Shkupit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dje,...

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është...

Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e benzinës BS-95, BS-98 dhe vajit ekstra të...

Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në...

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Gropat në rrugën e Matkës si duket do të...

Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads