More

    Qoku kritikon VLEN-in: Nuk ka opozitarizëm ndaj Ramiz Merkos në Strugë! Gabimi i opozitës, e nxjerrin kandidatin muajin e fundit

    Deputeti Bekim Qoku në Daily Click në TV21 tha se në zgjedhjet lokale në Strugë do të mbështes “çdo kandidat që ka ka konsensusin e VLEN-it, pra jo të partive të veçanta politike”. Qoku megjithatë tha se është i shqetësuar për veprimet e VLEN-it si opozitë në këtë komunë.

     

     

    Në lidhje me: “As unë, as Jeton Shaqiri”/Ahmeti takoi Merkon, folën për zgjedhjet lokale?

     

     

    “Nuk ka opozitarizëm ndaj komunës, ndaj kryetarit të komunës aktual Ramiz Merko, fare pra nuk ekziston. Edhe me keqardhje e them se gabimi që po bëjnë opozita, është që e nxjerrin kandidatin muajin e fundit, edhe ai kandidat e ka gjithmonë të vështirë për të organizuar elektoratin, për të organizuar shtabin e kështu me radhë, por që nuk ka opozitarizëm ndaj Ramiz Merkos, kjo është për të ardhur keq”, tha mes tjerash Qoku.

     

    Ai adresoi disa kritika edhe ndaj koalicionit VLEN, edhe pse është deputet i grupit parlamentar të këtij koalicioni.

     

     

    “Nuk ka ende përgjegjësi për dy këshilltarët komunal në Strugë, që janë të opozitës, mendoj të opozitës të Ramiz Merkos, që e votuan buxhetin, këtu pra i ndihmuan Ramiz Merkos, ishin vendimtar në votimin e buxhetit të komunës së Strugës. Janë dy këshilltarë nga radhët e VLEN-it, dhe nuk kemi ende përgjegjësi për këta dy këshilltarë, pse e votun dhe a ka masa ndëshkuese apo sanksionoese ndaj këtyre dyve”, tha mes tjerash Qoku, duke shtuar se “flirtimi me Ramiz Merkon është i dëmshëm për çdo subjekt politik”.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...