Pushteti dhe opozita i përafrojnë qëndrimet për buxhetin dhe përgjegjësinë e prokurorëve

Përfaqësues të pushtetit dhe opozitës në bisedimet e sotme për Ligjin e Prokurorisë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së i kanë përafruar qëndrimet në pjesën e rritjes së Buxhetit të Prokurorisë si dhe gjetjes së modusit për përgjegjësi më të madhe të të punësuarve dhe prokurorëve.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski pas takimit që u mbajt në Qeveri deklaroi se me opozitën janë hapur temat për financimin e Prokurorisë si dhe tema për përgjegjësinë e prokurorëve.

“Këtu kemi përfarim të qëndrimeve në pjesën e rritjes së Buxhetit që do ta kishte Prokuroria në RMV. Pra, ta rrisim Buxhetin e Prokurorisë, si të përfitohet pavarësi më e madhe si organ. Biseduam edhe për gjetjen e modusit edhe për përgjegjësi më të madhe të të punësuarve dhe të vetë prokurorëve. Në këtë moment kemi përafrim të qëndrimeve, mendoj se këtu mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët në Ligjin”, ka thënë Ristovski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shprehur kënaqësinë që siç tha, “takimi ka qenë konstruktiv dhe janë dakorduar rreth financimit të Prokurorisë dhe përgjegjësisë më të madhe të prokurorëve”.

“Për dy çështjet që sot janë hapur është arritur përafrim i qëndrimeve. E para është mënyra e financimit dhe rritjes së pavarësisë buxhetore në Prokurorisë publike shtetërore ku shohim se lartë-poshtë ka disa ngjashmëri konceptesh dhe përafrim të qëndrimeve dhe e dyta është rritja e përgjegjësisë së vetë Prokurorëve si strukturë”, ka thënë Milloshoski.

Kryeministri Zoran Zaev sot në pres konferencë ka shprehur shpresë se do të gjendet zgjidhje, se pushteti veçmë ka pranuar më shumë propozime të opozitës dhe se e rishikon ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE.

Zaev e ka hedhur poshtë mundësinë e kushtëzimit të mbështetjes së opozitës mbi ligjin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për Propozim- ligjin për Prokurori publike të cilin e ka propozuar Qeveria, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar seancë më 27 gusht.

Për Propozim- ligjin për të cilin nevojitet dy të tretat e shumicës është me flamur evropian dhe do të sillet në procedurë të shkurtuar.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm