Një hartë e re ka përshkruar mbiemrat më të zakonshëm në botë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi u bë nga firma NetCredit, e cila shikoi emrat më të zakonshëm të familjeve në botë sipas vendeve – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi u bë nga firma NetCredit, e cila shikoi emrat më të zakonshëm të familjeve në botë sipas vendeve – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Ky emër thuhet se rrjedh nga fjala anglo-saksone smitan, që do të thotë “të godasësh” dhe ishte një term për një punëtor metalik ose farkëtar.
Studimi tërheqës shpjegon se një mbiemër ka disa pika fillestare të mundshme. Këto janë një profesion, një përshkrim personal, emri i një vendi apo emri i një stërgjyshi.
Müller është mbiemri më i zakonshëm në Gjermani dhe Zvicër dhe është një emër profesional për një mulli.
Sipas hartës, emri më i zakonshëm i familjes në Kinë është Wang, dhe në Indi është Devi, përcjell Derveni.info.
Në përgjithësi në botë, emrat më të njohur të Kinës dhe Indisë zënë vendin e parë dhe të dytë.
Në këto harta nuk kanë munguar as edhe mbiemrat më të zakonshëm në Kosovë dhe Shqipëri – ku sipas hartës, mbiemri më i zakonshëm në Kosovë është Krasniqi, ndërsa në Shqipëri është mbiemri Hoxha. /Derveni.info

