More

    Protestojnë banorët e Lubotenit, kërkojnë që toka e tyre t’i merret koncesionerit

    Në fshatin Luboten është mbajtur protestë për të kundërshtuar punimet e filluara nga ana e Nexhmedin Fazliu, pronar i autoshkollës Ardi, i cili siç thanë banorët për dy vite po terrorizon psiqikisht një fshat të tërë me veprimet e tij. Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit, theksoi se kjo tokë i takon fshatit mirëpo Fazliu, e ka uzurpuar këtë tokë për përfitime personale. Kjo siç tha Imeri, shihet nga kontrata dhe procesverbali i mbajtur nga njerëz në zyrat e tyre pa mos e verifikuar se si qëndron çështja në realitet me tokën.

     

    Kryetari i Bashkësisë Lokale theksoi se kjo tokë edhe pse ka qenë në koncesion të Nexhmedin Fazliu, ai nuk ka punuar asgjë, madje kur është dashur të bëhet park nga ana e fshatarëve ai ka ndërhyrë duke thënë që do ta punojë tokën.

     

    Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit

     

    “Kjo mënyrë e shfrytëzimit të kësaj toke ka vazhduar deri në fund të vitit 2022, edhe pse personi Nexhmedin Fazliu, e ka patur në koncesion tokën, ai as edhe një sekond nuk e ka punuar këtë tokë. Që nga fillimi i vitit 2023 kur me vetëfinansim dhe vetë iniciativë ne si fshat pastruam vendin për të bërë një park të bukur për ta shfrytëzuar të gjithë qytetarët, në këtë rast u paraqit personi i lartëpërmendur duke paguar njerëz për të krijuar probleme mes fshatarëve dhe kinse për të filluar të punojë.”

     

    Për të mos krijuar probleme mes fshatarëve, ata thanë që për zgjidhjen e kësaj çështje e filluan rrugën procedurale me dokumentacione për të prishur kontratën e koncesionit të Fazliut me të drejtë. Edhe pse kërkesat u dërguan dhe takimet u mbajtën, ata potencuan se prap nuk morën përgjigje ashtu siç duhet.

     

    Rexhep Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lubotenit

     

    “Në takimin që kishim me ish ministrin e bujqësisë Lupco Nikolovski si dhe drejtorin e inspektoriatit të bujqësisë Jane Stankovski, u dakorduam se ka pika në të cilët mund të prishet kontrata por ajo ishte vetëm fjalë momentale sepse i njëjti ministër nuk bëri asgjë, madje edhe vlersoi se toka duhet t’i jepet atij.”

     

    Kryetari i Bashkësisë Lokale, theksoi se Fazliu po gënjen duke thënë se do të ndërton her poligon, restorant ose pompë të benzinës.

     

    Edhe pse sot protesta ishte e qetë përseri forcat e policisë ishin të pranishëm ndërkaq, për protestat e ardhshme, banorët theksuan se nuk do të jenë të përgjëgjshëm se çfarë do të mund të ndodhë

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Janevska tha se UÇK-ja nuk ka vlerë për Maqedoninë, Bexheti: Ministrja e Arsimit është në syrin dhe vëzhgimin tonë

    Lidhur me deklaratën e djeshme të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila dje tha se për Maqedoninë e...

    Përurohet salla në Haraçinë/ Ibrahimi: Angazhohemi, punojmë, rezultatet evidente

    Përveç objektit shkollorë të shkollës Abyl Frahëri që u rikonstruua nga fillimi, nxënësit e kësaj shkolle prej sot do...

    DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm

    Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë Hanet e...

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...