Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll

Policia turke është përleshur me protestuesit në Stamboll të hënën, pasi u ngritën barrikada jashtë selisë së Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës.

Përleshjet ndodhën pasi qindra protestues sulmuan barrikadat e ngritura nga policia si pjesë e një goditjeje disamujore ndaj opozitës në vend, raporton AP.

Sipas mediave lokale, protestuesit u mblodhën pasi kreu i CHP-së, Özgür Özel, i cili i denoncoi barrikadat e policisë si një “rrethim”, u bëri thirrje banorëve të Stambollit të protestojnë kundër përpjekjeve për të kufizuar qasjen në selinë e partisë.

CHP, partia kryesore opozitare e Turqisë, po përballet me një goditje të madhe nga qeveria.

Gati 200 anëtarë të partisë janë larguar ose arrestuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, një rival i shquar i presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Arrestimi i İmamoglu ka shkaktuar demonstrata të mëdha kundër qeverisë.

Më të lexuara

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Komuna e Zhelinës intensivisht punon në përmirsimin e kushteve për zhvillim të turizmit në Liqenin Kozjak

Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë...

Vetëm tre portierë kanë shënuar gol nga loja në Ligën e Kampionëve

Anatoli Trubin ishte hero për tifozët e Benfika-s, pasi...

Artikuj të ngjashëm