Promovohet botimi “Mikrotoponimia e Dërvenit të Shkupit”

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, u bë promovimi i dy librave për mikrotoponiminë e rajonit të Shkupit nga autori Xhemaludin Idrizi, si dhe i botimeve të fundit profesionale të “Geo-SEE Institute”. Me këtë rast, në fillim fjalë përshëndetëse pati drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, i cili e theksoi veçanërisht rëndësinë e hulumtimeve shkencore gjuhësore në terrenin e Shkupit, nga autori Idrizi, si një kontribut i çmueshëm për zhvillimin e toponomastikës. Më pas, kryetari i “Geo-SEE Institute”, Bashkim Idrizi, bëri një elaborim të thuktë lidhur me veprimtarinë e përgjithshme hulumtuese dhe botuese të këtij Instituti, në sferën e gjeo-shkencës.Rreth veprës “Mikrotoponimia e Karshiakës së Shkupit” të autorit Xhemaludin Idrizi, foli recensenti Mustafa Ibrahimi, kurse rreth librit “Mikrotoponimia e Dërvenit të Shkupit”, u lexua referati i recensentit Zeqir Kadriu. Në fund, autori Xhemaludin Idrizi falënderoi të pranishmit për prezencën dhe theksoi se këto vepra janë rezultat i një pune disavjeçare hulumtuese në terrenin e rajonit të Karshiakës dhe Dervenit të Shkupit, të cilat plorësojnë një boshllëk në sferën e studimeve të toponomastikës.Të gjitha botimet e promovuara sot, sipas botuesit, gjenden edhe në formatin online, prandaj ato mund të jenë të qasshme për të gjithë të interesuarit.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm