Problem: Qyteti i Shkupit asfallton në Saraj pa lejen e Komunës

Sot në rrjetet socijale ka reaguar Komuna e Sarajit për asfalltimin e rrugës Sfillare-Raçe.

Ja reagimi i tyre:

“Qyteti i Shkupit mundohet të “merr” kompetencat e Komunës së Sarajit dhe përzihet në ingerencat
Në Komunikatën e Komunës së Sarajit, informohet se shërbimet komunale, më saktësisht inspektorati komunal ka konstatuar fillim të punimeve në një rrugë në komunën e saj, gjegjësisht në rrugën lokale Sfillare-Rashçe, që janë të ndërmarra pa asnjë bazë ligjore, pa informuar komunën e Sarajit edhe pse kjo rrugë gjendet në këtë komunë dhe është në kompetencat e vet Komunës së Sarajit.
Sipas informacioneve të vet komunës këto aktivitete janë ndërmarr nga ana e kryetarit të Qytetit të Shkupit Petra Shilegov.
“ Është joligjore i gjithë aktiviteti dhe për këtë komuna ka ndërmarr dhe do të ndërmerr aktivitete formale- ligjore, në drejtim të informimit të organeve dhe institucioneve kompetente në vend të cilat kanë të bëjnë me këtë rast siç janë, Komisioni për Parandalim të korrupsionit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera” .
Në komunën e Sarajit thonë se kjo nuk është tentativa e parë e njeriut të parë të Shkupit që të ndërhyj në kompetencat e kësaj komune dhe se vet komuna do të ndërmerr të gjitha aktivitetet ligjore në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të saj.”

 

Mbetet të shohim se a do te vazhdojë asfalltimi dhe riparimi i rrugës që është në gjendje katastrofale.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Artikuj të ngjashëm