More

    Presidenti Meta vlerëson kreun e BFI-së, Sulejman Rexhepi me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi klerikun e shquar shqiptar, Reisul Ulema-n e Bashkësisë Fetare Islame , Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin, duke e dekoruar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për merita të shquara në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare.

    Në vlerësim të mbrojtjes së interesave dhe jetës fetare islame mes shqiptarëve, të kujdesit për zhvillimin e shkollimit, të institucioneve fetare në frymën kombëtare, si dhe përpjekjeve për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar”.

    Në fjalën e Tij Presidenti Meta theksoi se Reisul Ulema Sulejman Rexhepi: “Duke mbrojtur interesat dhe jetën fetare islame mes shqiptarëve, është kujdesur veçanërisht për cilësinë e shkollimit, ruajtjes së frymës kombëtare në institucionet fetare si dhe është përpjekur për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar.”

    Duke falënderuar Presidentin e Republikës për këtë vlerësim, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi u shpreh se: “Kjo dekoratë e lartë është e lakmueshme për çdo shqiptar kudo ku gjendet e jeton në botë. Për të gjithë ata që i thonë nënës ‘nënë’, bukës ‘bukë’, ujit ‘ujë’, nga fosjnjëria e tij e deri në frymën e fundit të jetës së kësaj bote. Është nder dhe kënaqësi e çdo shqiptari të tillë të dekorohet me një dekoratë të tillë.

    Njerëzit e ndritur të historisë së Kombit tonë, që na shërojnë shpirtin, janë Ata që na japin shpresën, kurajon, guximin dhe trimërinë. Në historinë tonë të lavdishme kombëtare, heronjtë e Atdheut tonë të përbashkët janë të shumtë, sa yjet në qiell, por Ylli i Karvanit Legjendar, të një figure të çmueshme kombëtare, figura e të madhit Skënderbe është e pazëvendësueshme. Prandaj, kur Ai përmendet, na kujton se ne kudo që të jemi, çfarëdo që të jemi, nga detyrat, funksionet, jemi shqiptarë. Ky, Hero i Atdheut tonë të dashur, është simbol i bashkimit për të gjithë ne, është epiqendër e kulturimiy dhe e edukimit për brezat dhe ndjenjën e detyrës ndaj Atdheut.

    Qoftë e bekuar Shqipëria, qendra e të gjithë shqiptarëve në botë, e njëherit qoftë i bekuar populli shqiptar kudo që gjendet dhe ata që e duan paqen, mirëqenien, tolerancën, mirëkuptimin, bashkëjetesën dhe sigurinë absolute të jetojnë si vëllezër në jetën e kësaj bote.”

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Publikohen imazhe të veturës më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Alpina

    Alpina iu bashkua BMW Group në fillim të vitit 2022 dhe po punon për një formacion krejtësisht të ri...

    Aderime te reja në LD Saraj

    Lëvizja Demokratike dega Saraj njoftoi se disa anëtar të BDI-së sot kanë aderuar në LD, njofton derveni.mk. Anëtarët e ri...

    Vdekja e binjakëve! Spitali i Prilepit: Foshnjet e porsalindura kishin ngrirë deri në vdekje!

    Arsyeja për vdekjen e binjakëve të porsalindur nga fshati Sllavej i Prilepit do të konstatohet me autopsinë të cilën...

    Nuk dihet kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin! Bexheti: Kush do që të jetë, do vazhdojmë të bllokojmë Ligjin e “branitellave”

    Fronti Europian ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kryetar në Komisionin për Politikë Sociale, pas dorëheqjes...