Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.
Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka, ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka./derveni.info