Mbrëmjen e 9 nëntorit, në hyrje të klubit të natës “Duplex” në Prishtinë, një përleshje mes disa personave kishte eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Katër persona mbetën të plagosur, ndërkaq të dyshuarit për plagosjet kishin arritur t’i iknin policisë. Institucionet e sigurisë nuk kanë arritur t’i arrestojnë ende të gjithë të dyshuarit e këtij rasti, por kanë suspenduar dy zyrtarë policorë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes atë natë, shkruan Gazeta ExpressMë të lexuara
© Të drejtat e autorit | Derveni.mk - Portal Infomativ reth Dërvenit dhe më gjerë.

